Një nga detajet e arritjes së marrëveshjes mes koalicionit PAN dhe AKR, ka qenë edhe një bashkëbisedim jo aq i mirë mes Ramush Haradinajt dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Insajderi kishte gjetur se në një moment pasi ia uron Kadri Veselit, arritjen e marrëveshjes, Bahtiri ka një dëshirë dhe ia shprehë Haradinajt.
“Po du me të kap përqafe”, i thotë Bahtiri, Haradinajt.
Përqafimi ndodhë por më pas Bahtiri komunikon diçka me Haradinajn. Nuk merret vesh se çfarë i thotë por Bahtiri shihet teksa ia bënë me gisht.
E kjo ngjallë reagimin e Haradinajt. Ai duket nervoz.
“Mos bëjë ashtu”, i thotë Haradinaj.
E fytyra e Bahtirit nuk duket aspak e lumtur pas këtij reagimi.
Dy ditë pas kësaj, Bahtiri ka treguar se çka i ka thënë Haradinajt, të cilin e nervozoi.
“E kam kap për qafe dhe i kam thënë, të jesh ai që mendoj unë”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.
Më pas e ka ndërruar thënien.
“I kam thënë në fakt: të jesh ai dhe ta mbashë atë”, ka përfunduar Bahtiri./Insajderi.com
“Mos bo ashtu” – reagimi i Haradinajt ndaj gjestit të Bahtirit