Deputeti i PAN: Lista Serbe po lyp më shumë poste

Deputeti i PAN: Lista Serbe po lyp më shumë poste

Deputeti nga koalicioni i PAN, saktësisht nga partia e Fatmir Limajt, NISMA, Haxhi Shala ka treguar detaje nga takimi i sotëm i liderëve të PDK-së, Kadri Veseli, atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, AKR-së, Behgjet Pacolli me Listën Serbe.

Sipas tij, krejt problemi i mos arritjes së marrëveshjes me Listën Serbe ka të bëjë me poste.

“Nuk ka ndonjë kërkesë politike, krejt ka të bëjë me poste”, ka thënë ai.

Sipas tij, të gjitha bisedimet tashmë janë duke u bërë për të kënaqur Listën Serbe me postet që po kërkon./Insajderi.com