Haradinaj: Nuk është zgjidhje ikja me autobusa nëpër dynja

Haradinaj: Nuk është zgjidhje ikja me autobusa nëpër dynja

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje të rinjve që mos të ikin nga Kosova sepse kjo nuk është zgjidhje e problemeve në Kosovë.

Në një konferencë për media, së bashku me të rizgjedhurin e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh se janë përgatitur, i kanë bërë të gjitha gati dhe për shumë pak ditë do të formohet qeveria.

Haradinaj ka thënë “se na presin shumë përpara dhe se nuk është zgjidhje të marrim autobusët dhe të ikim nëpër dynja, por duhet të qëndrojmë këtu dhe të zgjedhim problemet”. /Insajderi.com