Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet në ora 15

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet në ora 15

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës njofton se mbledhja e Kryesisë është caktuar sot në ora 15.

Sipas njoftimit pikë e vetme e rendit të ditës së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit do të jetë shqyrtimi i kërkesës së Grupit të deputetëve të Kuvendit për seancë të jashtëzakonshme.

Siç dihet Kuvendi i Kosovës dje ka zgjedhur për kryetar të Kuvendit kandidatin e koalicionit PAN, Kadri veslin, kurse për të shtunën është parlajmëruar mbajtja e seancës ku pritet të votohet qeveria me mandatarin për kryeministër Ramush Haradinaj.