Menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve ka njoftuar qytetarët se nga sot janë anuluar të gjitha nisjet në relacionin Prishtinë – Beograd. Ky vendim ka ardhur pasi individë të papërgjegjshëm së fundi kanë blerë bileta dhe gjatë rrugës kanë kërkuar të zbresin nga autobusi, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Menaxhmenti i NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Prishtinë, në koordinim me Kompanitë e liçencuara nga MI (Ministria e Infrastrukturës) për bartjen e udhëtarve njofton të gjithë qytetarët dhe të interesuarit e tjerë se anulohen të gjitha nisjet në relacionin Prishtinë – Beograd.
“Për shkak të gjendjes së krijuar dhe sjelljeve të pa përgjegjshme të disa individëve të cilët blejnë bileta futen në autobusë dhe gjatë rrugës kërkojnë të zbresin ose nuk futen fare në autobus, me çrast krijojnë situata joserioze, shkaktojnë çrregullim, krijojnë edhe humbje për operatorët transportues. Ky vendim fillon së implementueri që nga sot dhe do të zgjas deri në një njoftim të radhës”, thuhet në njoftimin e menaxhmentit.