Kadri Veseli do të heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në rast se mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk arrin të zgjedhet kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Vet kryeparlamentari Veseli, në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se nëse dështon zgjedhja e Haradinajt kryeministër, do të largohet nga posti i kreut të Kuvendit.
Por, ai është shprehur i bindur se “Kosovën nuk do ta udhëheqeë askush tjetër”, përpos koalicionit PAN-AKR-Lista Serbe.
“Kosovën nuk do ta udhëheqë askush tjetër pos nesh. Nuk është mirë me rrit ndikimin e Listës Serbe dikush për poena politikë. Unë nuk do të jem kryetar Kuvendi nëse Ramush Haradinaj nuk është kryeministër”, ka thënë Veseli, njofton KTV.
Haradinaj do të propozojë nesër në Kuvend formimin e qeverisë së ardhshme. Senaca është paraparë të fillojë nga ora 16:00. /Insajderi.com