Mustafa thotë se duhet të rrëzohet koalicioni PAN-AKR

Mustafa thotë se duhet të rrëzohet koalicioni PAN-AKR

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka thënë se është e tmerrshme çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se “zgjidhja është në shumicën shqiptare në Kuvend, prandaj sot do të duhej të tërhiqet apo të rrëzohet ky koalicion dhe të themelohet koalicioni i madh pa PDK-në dhe pa ndikim të Listës Serbe”, është shprehur Mustafa.

Ai ka shtuar se “nuk duhet të lejojmë këtë masakër të Serbisë në institucionet shtetërore të Kosovës!”.

Kadri Veseli ka kërkaur që Kuvendi të shkoj për 15 minuta në pauzë mirëpo deri tash kanë kaluar më shumë se dy orë.