Ish-deputeti Deshishku ka uzurpuar për 17 vite pronën e shtetit

Ish-deputeti Deshishku ka uzurpuar për 17 vite pronën e shtetit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hashim Deshishku, tash e 17 vite ka mbajtur të uzurpuar një pronë në qendër të Prishtinës.

Kjo është konfirmuar edhe nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që e ka  “refuzuar si të pavlefshme kërkesën për njohjen e të drejtës së pronësisë të parashtruar nga “Lesna Trade” sh.p.k. për asetin e kësaj ndërmarrje shoqërore që gjendet në rrugën Rexhep Luci nr.2”. Lesna Tradë është pronë e Deshishkut

Sipas këtij institucioni, Deshishku ka kërkuar që ti njihet e drejta e pronësisë, duke u bazuar në një kontratë shitblerjeje të mëhershme, por që nuk është marrë për bazë nga AKP.

Edhe pronën e NSh “Viktoria”, në rrugën ‘Fehmi Agani’, AKP e liston si të uzurpuar nga Deshishku.

Për të gjitha këto po zhvillohet proces gjyqësor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, pas kërkesës së Deshishkut për njohje të pronësisë, njofton Gazeta Fjala.

Ndërmarrja shoqërore e ka kontestuar këtë pretendim dhe ka kërkuar anulimin e kësaj kontrate të shit-blerjes. Rasti është në proces gjyqësor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e AKP-së./Insajderi.com