Skender Hyseni përfundon detyrën si ministër, ia dorëzon pasardhësit

Skender Hyseni përfundon detyrën si ministër, ia dorëzon pasardhësit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tashmë ish-ministri Skender Hyseni, sot ia dorëzoi detyrën pasardhësit të tij, Flamur Sefaj.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit folën për sfidat dhe çështjet kryesore të cilat e preokupojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ish-ministri Hyseni ka uruar për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, Sefajn.

Ndërsa ministri i ri i MPB-së, Flamur Sefaj, falënderoi ish-ministrin Hyseni për punën që ka bërë në këtë Ministri gjatë mandatit të kaluar, thuhet në komunikatën e MPB-së./Insajderi.com