Kreu i LDK-së e tashmë ish-kryeministri Isa Mustafa, pasi ka lënë punët në krye të ekzekutivit, duket se u është kthyer atyre në parti.
Ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se Prishtina dhe Prizreni u qeverisën keq nga VV dhe nga PDK.
“Në fakt, Prishtina as që u qeveris. Mbetet shembulli më i mirë i propagandës mediale, pa punuar asgjë. Prizreni arriti kulminacionin e keq-qeverisjes”, ka thënë Mustafa.
Zgjidhja për këto dy komuna sipas Mustafës është te kandidatët e LDK-së.
“Zgjidhja më e mirë për Prishtinën është Arban Abrashi e për Prizrenin Hatim Baxhaku. I pari se dëshmoi kulturë qytetare dhe suksese në menaxhimin e një ministrie të rëndësishme dhe i dyti se kultivon vlera etike dhe vlera të punës. Këto vlera u nevojiten këtyre dy qyteteve të mëdha. Vlera që vetëm LDK i ka”, ka thënë Mustafa. /Insajderi.com