Nenad Rikalo pranon detyrën e ministrit të Bujqësisë

Nenad Rikalo pranon detyrën e ministrit të Bujqësisë

Ministri i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, sot pranoi detyrën e re nga ministri i deritashëm Kurtan Kajtazi.

Me këtë rast, ish -drejtuesi i këtij dikasteri qeveritar e ka njoftuar për së afërmi ministrin e ri me punën e bërë deri më tani.

Ndërkaq, pasardhësi i tij në këtë post, Nenad Rikalo, theksoi se bujqësia do të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se do të vazhdojë mbështetjen për këtë sektor, si dhe angazhimin në fusha të tjera që lidhen me krijimin e mundësive më të mëdha, që sipas tij do të japin një impuls të ri në zhvillimin e bujqësisë. Ai tregoi se investimet do të vazhdojnë edhe në futjen e teknologjive të reja në bujqësi, në prodhimin e ushqimit të shëndetshëm të certifikuar dhe theksoi se eksporti i produkteve bujqësore do të jetë në qendër të punës së mandatit të tij.

Po ashtu, ai tha se do të vazhdojnë të mbështesin dhe investojnë në prodhimin tradicional të kulturave