Qindra terroristë braktisin ISIS’in, marrin rrugën drejt Europës dhe vendeve tjera

Qindra terroristë braktisin ISIS’in, marrin rrugën drejt Europës dhe vendeve tjera

Qindra militantë të ISIS’it që po luftonin në Siri kanë filluar ta lënë luftën dhe të kalojnë në Turqi, prej nga pritet të marrin rrugë për në Lindjen e Mesme, Afrikë veriore dhe Europë, apo drejt vendeve tjera prej nga vijnë.

Siç shkruan The Guardian, militantët tashmë e kanë kuptuar që lufta që po e luftonin nuk kishte kurrfarë kuptimi dhe kanë filluar të paguajnë njerëz me nga 2 mijë dollarë për të dalë në Turqi, pasi ISIS ka filluar të humbë territoret në Siri dhe gjithnjë e më shumë ekziston rreziku që organizata të shuhet krejtësisht, transmeton Gazeta Metro.

ISIS ka humbur shumë territor në Siri dhe Irak, për shkak se forcat e përbëra nga ushtritë irakiane, siriane dhe forcat perëndimore kanë përparuar shumë dhe kanë rikthyer një pjesë të madhe të territorit që ISIS e kishte pushtuar më 2014.

Guardian gjithashtu shkruan se organizatat e inteligjencës në Europë po e monitorojnë për së afërmi këtë situatë, pasi terroristët që po e braktisin ISIS’in mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë nëpër shtete perëndimore.