Xhevahire Izmaku nga Partia Demokratike e Kosovës, duke komentuar Qeverinë e re, ka thënë se dhënia e timonit nga PDK, Ramush Haradinajt, ishte vendimi më i mirë i mundshëm i Kreut të këtij subjekti partiak, Kadri Veselit.
Në Info Magazine të Klan Kosova, Izmaku madje ka thënë se Haradinaj Kryeministër, është zgjidhja më e mirë që qytetarët në këto rrethana kanë nevojë për të, pasi ai nuk është njeri që u ik problemeve, realitetit të jetës së qytetarëve.
”Përballja me problemet e qytetarëve tregon se është një Kryeministër që nuk do u ik problemeve por ballafaqohet me to”.
”Partia ime ka bërë shumë mirë që ka zgjedh të përballet me problemet e qytetarëve”.
”Ne e kemi menduar këtë, është formulë e suksesit. Është vendim i mirë dhe këtë e ka menduar shumë mirë z Veseli”.
”Veseli e Haradinaj janë një formulë e suksesit. Mos me qenë numrat nuk ishin krijuar institucionet. Programin e keni kërkuar me paraqit para se me kandidu kryeministrin”.
”Ju nuk deshët debat, ne kërkuam debat. Nuk e pranuat debatin, edhe unë jam e intersuar ta shoh programin”.
”Qëllimi juaj ishte ta pengonit zgjedhjen e kryeministrit. Ne jemi një koalicion i gjerë”.
”Kryeministëri e ka shpreh interesimin që problemet më të mëdha të zgjidhen për disa muaj”.