Kryeministri Ramush Haradinaj ka përfunduar takimin me banorët e Shipitullës dhe Hades që ka nisur në orën 20:00 e që ka përfunduar tek para mesnatës.
Banorët e këtyre dy vendbanimeve ku KEK duhet të vazhdojë të bëjë gërmimet për thëngjill duke siguruar kështu energji elektrike, kanë realizuar kërkesat e tyre. Në fakt, ata kanë marrë premtim nga kryeministrit Haradinaj për këto dy kërkesa.
Qeveria e Kosovës dhe KEK do të bëjnë rivlerësimin e pronës së banorëve të Shipitullës dhe Hades që ka qenë edhe kërkesa kryesore e tyre teksa kryeministri ka vendosur që të premtoj edhe “punësimin e nga një anëtari të secilës familje në KEK”.
Kryeministri Haradinaj, po ashtu kërkoi krijimin e një komisioni të përbashkët me përfaqësuesit e lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade, në përbërje të të cilit do të jenë edhe ministrat e Qeverisë, ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Zhvillimit Ekonomisë, si dhe përfaqësues të Komunës së Obiliqit e të KEK, pastaj të takohen në Zyrën e Kryeministrit për ta nisur procesin e zgjidhjes së problemit të shpronësimit./Insajderi.com
“Komisioni i Shipitullës” – Premtimi i Haradinajt pas takimit me banorët