Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të shtunën se në pikën kufitare në Vërmicë është arrestuar anëtari i kryesisë së këtij subjekti, Artan Abrashi.
Sipas Vetëvendosjes, ky arrestim, u bë me urdhërarrest të vjetër, me të cilin është arrestuar më parë aktivisti Artan Abrashi.
“Arrestimet e tilla nga ky pushtet jolegjitim po tentojnë që ta dobësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! në luftën e saj për një Kosovë sovrane e demokratike, kundër këtij regjimi autoritar”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
“Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje që të ndalen përndjekjet dhe arrestimet e tilla, të lirohen aktivistët e arrestuar, dhe të çlirohet një herë e përgjithmonë sistemi i drejtësisë ashtu që të mund të kemi shtet të së drejtës dhe shtet të barabartë për të gjithë. Gjykatat dhe Policia do të duhej të angazhoheshin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nyjet i kanë në majat e pushtetit”./Insajderi.com