15 kosovarë helmohen në restorantin te Shkëmbi i Kavajës

15 kosovarë helmohen në restorantin te Shkëmbi i Kavajës

Të paktën 15 persona, qytetarë nga Kosova, janë helmuar këtë të dielë në një restorant tek Shkëmbi i Kavajës në plazhin e Durrësit.

Shqiptarët në fjalë kishin ardhur në vend për të kaluar një fundjavë pranë plazhit, por pas konsumit të drekës, kanë shfaqur shenja helmimi, e kësisoj janë nisur drejt urgjencës në Tiranë.

Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar I Ushqimit ka reaguar duke bllokuar restorantin në fjalë. Hetimet tashmë kanë nisur dhe pritet zbardhja e shkakut që helmoi 15 shtetasit kosovarë./Express