Pacolli: Kosova ndonjëherë më duket si Zvicra

Pacolli: Kosova ndonjëherë më duket si Zvicra

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, biznesmeni Behgjet Pacolli ka dhënë një intervistë për Radio televizionin publik të Zvicrës SRF ku ka folur për koalicionin e tij me PDK-AAK-NISMA dhe hyrjen në Qeveri.

Kalimin nga koalicioni para zgjedhor në një koalicion paszgjedhor SRF e quan qysh në fillim një “ndryshim spektakular” që i ka dhuruar poste ministrore dhe pak vota e më pas e ka pyetur Pacollin për planet e tij në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Pacolli është shprehur i bindur se Qeveria Haradinaj do t’i përmbushë premtimet deri në fund të mandati, dhe më pas ka dhënë një vlerësim që nuk përket me realitetin.

“Ndonjëherë, kur shoh se çfarë është ndërtuar dhe zhvilluar në Kosovë, harroj se jam në Kosovë dhe ndihem sikur te jem në Zvicër”, ka thënë Pacolli.

Zvicra është përmendur edhe gjatë fushatës nga shefi i PDK-së, Kadri Veseli. Ai kishte premtuar që Kosova do të jetë Zvicra e Ballkanit./Insajderi.com