Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon gjuhën e nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit.
Me këtë rast presidenti Thaçi ka thënë se deklaratat e tilla janë të papranueshme.
“Deklaratat në baza etnike, fetare dhe kulturore, të drejtuara kundër popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat, janë t papranueshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidenti Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim më traditën dhe kulturën tonë, u ka bërë thirrje të gjithëve që të distancohen nga gjuha e urrejtjes./Insajderi.com