Ministri i sapo emëruar i Diasporës, Dardan Gashi ka mbajtuar sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.
Gajtë këtij takimi Gashi ka treguar se cilat janë synimet e tij me ministrinë të cilën ai e ka marr nën udhëheqje.
“Kemi një diasporë të fuqishme, së cilës duhet t’i jepet më shumë hapësirë dhe ta kthejmë vëmendjen e investitorëve nga vendi ynë ”, ka thënë ministri Gashi.
Ndërsa ambasadori O’Connell, ministrit Gashi i ka treguar se shteti i tij është i gatshëm të investojë në Kosovë në fushën e minierave dhe në Brezovicë.
“Jemi të gatshëm t’ju mbështesim në prurjen e investitorëve në vendin tuaj, veçanërisht në fushën e minierave”, ka thënë ambasadori britanik.
Dardan Gashi i cili njëherëshit është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës. /Insajderi.com