Kuvendi vazhdon debatin për Ligjin e gjuhës shqipe. Si zakonisht tashmë, deputetët opozitarë kërkonin replika dhe kundër replika pas çdo fjale, madje duke replikuar edhe mes vete." />

Vazhdon debati për ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë

Vazhdon debati për ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi vazhdon debatin për Ligjin e gjuhës shqipe. Si zakonisht tashmë, deputetët opozitarë kërkonin replika dhe kundër replika pas çdo fjale, madje duke replikuar edhe mes vete.

Edhe sot, deputetët opozitarë akuzuan shumicën për tendenca për federalizimin e Maqedonisë. Sipas tyre, me këtë ligj LSDM dhe BDI po tentojnë të fshehin dështimet e tyre. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski akuzoi kryetarin e Komunës së Çairit Izet Mexhiti se ka marrë përqindje nga projekti i sheshit Skënderbeu.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka marrë 14% provizion nga sheshi Skënderbeu. 450 mijë euro i ka marrë Izet Mexhiti- akuzoi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e shumicës, konkretisht ata të BDI-së nuk reaguan ndaj deklaratës së Milloshovskit. Ndërkohë mazhoranca akuzuan opozitën për mashtrim të opinionit. Sipas deputetit Pavle Bogoevski, ligji për shqipen nuk cenon Kushtetutën dhe se i njëjti përmbyll Marrëveshjen e Ohrit.

“Ta ndalojmë këtë populizëm të ulët dhe nacionalizëm parazgjedhor, të imponuar në tema të rëndësishme për qytetarët. Kemi probleme në shtetin tonë dhe një pjesë e tyre janë ndëretnike. Është koha e fundit që t’i shmangim ato dhe t’i zgjidhim çështjet kryesore. Po jemi pranë zgjedhjeve, po është shumë e lehtë me narrativin tuaj nacionalist. 27 vite ishin të mjaftueshme. Në zgjedhje ose jo, çështja e gjuhëve do të zgjidhet”- tha Pavle Bogoevski, deputet i pavarur.

Kuvendi mori vendim që të vazhdohet me punë edhe pas orarit të zakonshëm. Ndërkohë Alsat M nga burime brenda deputetëve mëson se shumica parlamentare bashkë me Lëvizjen Besa janë në koordinim e sipër që deputetët që janë paraqitur për fjalë të tërhiqen. Aktualisht propozim ligji është në leximin e parë. Debati në këtë seancë zgjat 10 ditë, ndërsa me kërkesë të 15 deputetëve mund të zgjas deri në 20 ditë. Në leximin e dytë do të merren parasysh amendamentet, ndërsa në leximin e tretë nuk do të ketë diskutim, por do të shqyrtohen modalitetet për ndryshime të mundshme në nenet e ligjit. Ndonëse me flamur Evropian, propozim Ligjin për gjuhën shqipe, deri në miratim e pret një procedurë thuajse e ngjashme me atë për shkarkimin e Prokurorit Publik.

Kuvendi deri në këto momente endo po vazhdon debatin lidhur me ligjin e përdorimit të gjuhëve.