Partia Liberale Egjiptiane kërcënon Haradinajn

Partia Liberale Egjiptiane kërcënon Haradinajn

Veton Berisha, nga Partia Liberale Egjiptiane, ka folur në Rrokum Roll për aktualitetin politik në Kosovë.

“Na jemi fajtorë për humbjen e mundësisë me pasë një ministër nw Qeverinë e Kosovës qw kishte me qenw historik për komunitetin egjiptian”, thekson ai, shkruan Rrokum.TV

Ai ka prezantuar një marrëveshje të bërë me kryeministrin Haradinaj, që ky komunitet me pasë përfaqësim të denjë në poste të ndryshme udhëheqëse.

Ai më tej ka theksuar se në një periudhe 3-6 muaj do të shohin nëse kryeministri Haradinaj nuk e implementon këtë marrëveshje, në të kundërtën paralajmëron largimin nga koalicioni qeverisës, madje edhe pjesëmarrje në votim për rrëzimin e Qeverisë.