Bashkësia Islame e Kosovës me biznesin për kurbanët 2017 ka deklaruar se ka paguar afro 17 euro për një kilogram të mishit të lopës.
Kështu, sipas të dhënave doganore BIK deri tash ka importuar nga Hungaria si mish të kurbanëve 14408 kilogramë dhe për ta ka deklaruar se kanë një vlerë prej 239191 eurosh, që të përllogaritura bashkë del që vlera e një kilogrami të mishit të gjedhit në këtë kontingjent është 16.60 euro.
Vlera e mishit cilësor në mishtoret e vendit sillet mbi 7 euro për kilogram, apo 10 euro më lirë se sa ajo që BIK-u ka deklaruar që e ka blerë ne Hungari, raportoi Gazeta Express.
Sasia e mishit që ka arritur në Kosovë, u është shpërndarë familjeve në nevojë përmes Shoqatës “Bereqeti” gjithandej Kosovës. Deri në këtë moment janë shpërndarë mbi 15 tonë mish, ndërsa do të vazhdohet me shpërndarje sapo të arrijë edhe kontingjenti tjetër”, thuhet në një komunikatë të BIK të publikuar më 15 shtator.
Këto janë disa fotografi sesi nga shpërndarja e mishit të ngrirë në paketa që ka ardhur nga Hungaria e që janë shpërndarë nga shoqata./Insajderi.com