Në zgjedhjet lokale garojnë 7 mijë kandidatë për asamblistë

Në zgjedhjet lokale garojnë 7 mijë kandidatë për asamblistë

Në zgjedhjet lokale të tetorit do të garojnë shtatë mijë kandidatë per asamblistë komunalë. KQZ bën të ditur se janë 200 kandidatë për kryetarë komunash.

Organizimi i zgjedhjeve ka edhe një kosto të majme financiare për buxhetin e shtetit. Në mbledhjen e fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi raportin e shpenzimeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë mbajtur më 11 qershor 2017. Sipas këtij raporti, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve ishte 4 milion e 38 mijë e 768 euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Subjektet Politike garuese që do të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale. Gjithsejt janë 91 Subjekte Politike, prej tyre 1 Koalicion; 35 Parti Politike; 30 Iniciativa Qytetare dhe 25 Kandidatë të Pavarur (për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme).