Policia e Kosovës ka arrestuar dy të mitur si të dyshuar në përfshirje në vrasjen e Aulon Zekës.
Dhe nëse G.H shpallet fajtor për vrasjen e Zekës, ai nuk mund të dënohet më shumë se 10 vite burg, raporton Insajderi.
Një rregullim të tillë ligjor e ofron Kodi i Drejtësisë për të Mitur ku në nenin 34 për kohëzgjatjen e burgimit për të mitur thuhet se kohëzgjatja e burgimit për të mitur nuk mund ta kalojë maksimumin e burgimit të paraparë për veprën penale por mund të jetë më i ulët se minimumi i burgimit të paraparë për veprën penale.
Në pikën dy të këtij neni thuhet se burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shume se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota.
“Maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të 17 dënueshme me burgim afatgjatë, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet.:, thuhet në Kodin e Drejtësisë për të Mitur.
“Kur gjykata vendos për kohëzgjatjen e burgimit për të mitur, merr parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parapara në nenin 8 të këtij Kodi dhe nenin 64, paragrafët 1. dhe 2. të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në fund të këtij neni./Insajderi.com