O’Connell: Transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet në bashkëpunim me NATO-në

O’Connell: Transformimi i FSK-së në ushtri duhet të bëhet në bashkëpunim me NATO-në

Ministri i ri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim është biseduar lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

Me këtë rast, ministri i FSK-së Berisha ka falënderuar ambasadorin britanik për vizitën, ku e ka njoftuar për ambasadorin O’Connell për gjendjen e trashëguar në Ministri dhe Forcë si dhe për vizionin e tij politik dhe të lidershipit të Ministrisë dhe Forcës për të ardhmen dhe planet për zhvillimin e Forcës do të bëhen në koordinim të plotë me partnerët strategjikë dhe me NATO-n, thuhet në një komunikatë të dërguar për media.

Ndërsa ambasadori O’Connell gjatë këtij takimi është shprehur se “vendimin për transformimin e FSK-së në FAK, Kosova duhet ta marrë në bashkëpunim me NATO-n, duke u shprehur se siguria e Kosovës varet nga marrëdhëniet me NATO-n’’.

Në takimin e përbashkët të të dyja delegacioneve ishte i pranishëm edhe atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë i akredituar edhe për Kosovë, nënkolonel Richard Perry. /Insajderi.com