Një nga tre sekserët e Qeverisë së Ramush Haradinajt, por që nuk mori ndonjë post, përkundër faktit se kolegu i tij, Dardan Gashi, mori dy, tash kur Qeveria ka filluar punën dhe ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale, ka filluar një punë të re: numërimin e njerëzve nëpër sallat ku po mbahen takimet e fushatës.
Profili i sekserit më të njohur në Kosovë http://www.insajderi.com/hulumtime/profili-sekserit-te-njohur-ne-kosove/
Posted by Insajderi on Monday, 11 September 2017
Dhe qysh në ditën e parë është marrë me ish-partinë e tij LDK-në e cila e kishte bërë ministër kulture, post ky që e keqpërdori dhe u dënua nga gjykata.
Ai është marrë në mënyrë më specifike me kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafa. Haraqija ka thënë se Mustafa sot nuk mundi ta mbushte as sallën “1 Tetori” në hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.