Qeveria merr vendim për kryeshefin që ofendoi rëndë komunitetin egjiptian

Qeveria merr vendim për kryeshefin që ofendoi rëndë komunitetin egjiptian

Albena Reshitja, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka iniciuar në procedurë disiplinore Kryeshefin  Ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina pasi kishte ofenduar komunitetin egjiptian duke i quajtur “gabel”.

Reshitaj në një deklaratë për Insajderin ka thënë se gjuha dhe komentet e Morinës janë të papranueshme për të dhe për qeverinë.

“Ne një koment te tij janë përdorur terme te cilat nuk përkojnë me qëndrimin zyrtar te institucioneve te Qeverise se Republikës se Kosovës, janë totalisht te papranueshme dhe te dënueshme si te tilla.

“Ne kuadër te kompetencave te mia ligjore qe I kam lidhur me rastin ne fjale unë kam iniciuar një procedure disiplinore për z.Morina ne përputhje me Ligjin për Shërbimin Civil te Kosovës dhe ne harmoni edhe me rregulloren për pozitat e Larta Drejtuese ku  kjo çështje do te vendoset ne Komisionin përkatës disiplinor”, ka thënë ajo.

Reshitaj ka treguar se ajo gjuha e përdorur nga Morina është diskutuar edhe në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërsa në lidhje më këtë çështje është zhvilluar edhe një takim mes Morinës dhe ministres Reshitaj.

“Unë ju informoj se ne cilësinë e Ministres se MMPH-se këtë çështje e kam diskutuar personalisht me z. Morina dhe për me tepër edhe ne mbledhjen e fundit te Qeverise është ngritur si çështje shqetësuese kjo gjuhe e përdorur nga ky zyrtar i larte i qeverise, ku edhe Kryeministri e ka dënuar një akt te tille duke kërkuar qe kjo te mos përsëritet ne te ardhmen”, ka thënë ajo.

Reshitaj ka thënë se gjuha e përdorur nga Morina është vetëm shprehje e mendimit te tij personal dhe nuk përfaqëson Ministrinë e Mjedisit dhe te Planifikimit Hapësinor.

Morina në një përgjigje të dërguar të shkurt me shkrim për Insajderin kishte thënë se komentet e tij janë keqkuptuar. Ai kishte deklaruar se nuk kishte ofenduar komunitetin egjiptian por shtetin, që sipas tij “kemi ra në pozitë me na rrëzua qeveritë kujt t’i qohet”.

“Është keqkuptuar se unë se kom shajt komunitetin po shtetin që duam mu bë gaz e far pozite kemi ra me na rrëzu qeveritë kujt t’i qohet”, kishte thënë Morina./Insajderi.com

Kryeshefi i agjencisë së shtetit fyen rëndë minoritetin që kërcënoi me votë kryeministrin