Haga rritë sigurinë për Gjykatën Speciale

Me lajmin se Gjykata Speciale për krimet e supozuara të kenë ndodhur gjatë konfliktit të vitit 1998-1999 do të vendoset në Hagë në ish selinë e Europol-it, mund ta bëjë këtë qytet në një vend të sigurisë së lartë, shkruan “Citymetric”, raporton Insajderi.

Haga rritë sigurinë për Gjykatën Speciale

Selia e Europol-it është e vendosur në një bulevard të shkretë në Hagë, pranë selisë së Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, që deri në vitin e ardhshëm mund të mbyllet dhe të shndërrohet në një qendër biznesi.

Ky qytet, tradicionalisht është referuar si zonë ndërkombëtare që strehon shumicën e institucioneve ligjor. Por kjo nuk ekziston më. Edhe një institucion tjetër, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike nuk ka selinë më aty. Qyteti ngjanë në një qytet me ndërtesa të braktisura.

Me lajmin se Gjykata Speciale për krimet e supozuara të kenë ndodhur gjatë konfliktit të vitit 1998-1999 do të vendoset në Hagë në ish selinë e Europol-it, mund ta bëjë këtë qytet në një vend të sigurisë së lartë, shkruan “Citymetric”, raporton Insajderi.

Rreth kësaj ndërtese ku priten të gjykohen gjeneral e ushtarë që sot janë politikanë, janë dhjetëra ndërtesa të tjera në të cilat janë vendosur shumë institucione dhe organizata që merren me drejtësinë. Kësisoj në Hagë deri në fund të verës do të ketë gjithmonë e më shumë avokatë dhe nëpunës civil.

Haga përpos kësaj gjykate ka qenë dhe është një nga qytetet në të cilin janë mbajtur një varg samitesh që i dedikohet sigurisë dhe armëve kimike. Në këtë mënyrë, është rritur edhe buxheti që mëton të rrisë masat e sigurisë. Europol kishte instaluar selinë e saj në këtë qytet pas sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë.

E këtë verë, përderisa të rinjtë do të pinë kokteje në plazhin e Scheveningen, qyteti do të bëhet strehë e kriminelëve të luftës në Ballkan që do të vendosen në burg të sigurisë së lartë.

Kjo do ta bëjë Hagën një qytet ku siguria do të jetë gjëja kryesore, madje edhe para drejtësisë.