4 ditët e para të fushatës: Premtimet ende nuk janë gati

4 ditët e para të fushatës: Premtimet ende nuk janë gati

Partitë politike kanë hyrë në ditën e katërt të një fushate elektorale për zgjedhjet komunale në vend, por përpos premtimeve gjenerale krejt pak prej tyre kanë paraqitur platforma konkrete sesi do të zhvillojnë qytetin për të cilin garojnë.

Janë 7 mijë kandidat për asmbleist në Komuna dhe 200 kandidat për kryetar të komunave që kanë hyrë në garë por vetëm pak prej tyre kanë arritur të dalin në pah dhe janë vizituar nga liderët e tyre.

Komunat e mëdha dhe komunat ku partitë i kanë bastionet e tyre kanë qenë të parat që janë vizituar nga liderët e partive politike, raporton Insajderi.

Lidhja Demokratike e Kosovës hapi fushatën në kryeqytet, një bastion i tyre deri sa këtë komunë e mori Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e kaluara teksa vazhdoi me një takim me strukturat e saja partiake në Gjilan ku u takua me gratë e kësaj komune. Aty u promovua si zakonisht barazia gjinore, ashtu sikurse premtohet nga të gjitha partitë e tjera.

Përtej punës në terren LDK-ja promovoi edhe prezencën mediale të kandidatëve të saj nëpër debate televizive ku kandidatët në Podujevë, Drenas, Prishtinë e Dragash kanë paraqitur programet e tyre po pa bërë premtime konkrete.

Njëjtë sikurse LDK-ja që tenton ta marrë pushtetin në Prishtinë, edhe rivali i saj PDK-ja ka hapur fushatën në Prishtinë ku me kandidatin Lirak Çelaj do të tentojë ta marrë qeverisjen në Prishtinë. Por vazhdoi menjëherë në Malishëve, aty ku partneri i saj në Qeveri, NISMA, e ka pushtetit. Më pas Veseli shkoi në Klinë aty ku dëshiron ta mbajë pushtetin me Sokol Bashotën dhe më pas shkoi në Istog, Mitrovicë, Obiliq, Vushtrri, Ferizaj e Prizren. U ndal edhe në Skenderaj, aty ku nuk kandidon askush nga PDK-ja por që kjo parti përkrah kandidatin e pavarur, Bekim Jashari.

Partneri i Veselit në Qeveri, kryeministri Ramush Haradinaj nisi fushatën duke u fotografuar me kandidatët e kësaj partie për kryetar komune, por më pas shkoi në Suharekë dhe qytete të tjera, teksa NISMA me kandidaturat e saj më shumë ka bërë fushatë pa liderin e saj Fatmir Limaj edhe pse në disa komuna kanë kandidatët e tyre

Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që ka nisur fushatën në Prizren aty ku mëton ta marrë pushtetin, teksa ka vazhduar në Prishtinë aty ku mëton ta mbajë por në asnjërën nuk ka dhënë premtime konkrete. Shpen Ahmeti kryetar i Prishtinës që garon për një mandat të dytë, ka thënë se ka 100 premtime për qytetarët por ende si ka zbuluar. Më pas Vetëvendosje shkoi në Gjilan e Ferizaj. /Insajderi.com