Sekretari i AAK-së tregon se pse vendosi t’i hyjë garës për Asamble në Prishtinë

Sekretari i AAK-së tregon se pse vendosi t’i hyjë garës për Asamble në Prishtinë

Përpos garës për kryetar të Prishtinës, gara për Asamblenë e Komunës së Prishtinës është bërë e nxehtë për shkak se partitë kanë në listat e tyre kandidatë të cilët nuk janë të panjohur për publikun dhe që kanë pozita të rëndësishme në parti.

E njëri nga ta është edhe sekretari ekzekutiv i partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-së, Valon Tolaj.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebok, ka renditur disa prej arsyeve pse ka vendosur t’i hyjë kësaj gare.

“Motivet e mija për ti hyrë garës për asamble komunale ne Prishtine, janë ato që unë besoj. Të jap diçka nga vetja, aq sa di dhe mundem, për qytetin ku jetoj. E kemi obligim secili nga ne. Integriteti, sinqeriteti dhe urtësia e kandidatit te AAK për Kryetar te Prishtinës, z.Arber Vllahiu. E kam për nder të jem bashkëpunëtor ne projektin e tij për Prishtinën. Besimi qe kam ne Aleancën dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Kam besu gjate ne këtë vizion, dhe sot ndjehem krenar qe jam pjese e ndryshimit qe sapo ka filluar te ndodh”, ka shkruar Tolaj.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook.

Te dashur miq,E ndjej obligim te ndaj me ju, vendimin per ti shtuar vetes nje sfide ne zgjedhjet lokale te 22…

Posted by Valon Tolaj on Sunday, 24 September 2017