Policia gjen tri qese me marihuanë në Prishtinë

Policia gjen tri qese me marihuanë në Prishtinë

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që gjatë një kontrolli në janë gjetur tri qese me marihuanë, një mulli për bluarje të narkotikëve dhe 325 euro para të gatshme.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollimit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarjen e substancës narkotike si dhe 325 euro para të gatshme në bankënota 5 dhe 10 euro”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /Insajderi.com