Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj ka replikuar në Magazina Lokale të Klan Kosovës, me kanidatin e VV-së, Mytahir Haskukaj rreth çështjes së shërbimeve shëndetësore.
Totaj tha se arsyeja pse në Prishtinë marrin më shumë shërbime shëndetësore është se ”prishtinalitë janë të sëmurë”, transmeton Klan Kosova.
”Po dua të ja përkujtoi atij të VV-së se pse në Prishtinë marrin më shumë shërbime shëndetësore. Arsyeja pse në Prishtinë, 600 mijë njerëz marrin shërbime shëndetësore është se prishtinalitë janë të sëmurë” ka përfunduar Totaj.
Këto deklarime të Totajt pasuan pasi Haskukaj tha se në Prizren marrin shërbime shëndetësore 400 mijë njerëz jo sikurse në Prishtinë ku pranojnë sherbime shëndetësore rreth 600 mijë persona.