Trepça ’89 ka fituar derbin ndaj Llapite me rezultat 3:1, ndërsa Prishtina ka barazuar 0:0 me Feronikelin
Kampioni në fuqi Trepça ’89 ka shënuar fitore ndaj liderit të këtij edicioni Llapit me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.
Golat për skuadrën vendëse në këtë takim i shënuan Otto John dy dhe Muharrem Jashari, ndërsa golin e vetëm për Llapin e shënoi Florim Berbatovci.
Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 ngritët në vendin e dytë më 12 pikë, dy më pak se sa Llapi në vendin e parë.
Prishtina në anën tjetër ka barazuar pa gola 0:0 me Feronikelin, ku pavarësisht disa rasteve të mira, asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte.
Pas kësaj ndeshje Prishtina bie në vendin e tretë më 12 pikë, aq sa ka edhe Trepça ’89 në vendin e dytë, ndërsa Feronikeli në vendin e gjashtë më 10 pikë.
Në ndeshjet tjera Vëllznimi fitoi derbin e Dukagjinit duke e mposhtur Besën me rezultat minimal 1:0, ndërsa Flamurtari ka mposhtur Vllazninë e Pozharanit me rezultat 2:1.