Pacolli ofron mbështetje për shoqatën ‘Handikos’

Pacolli ofron mbështetje për shoqatën ‘Handikos’

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli vizitoi shoqatën Handikos (Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës).

Ai u takua për së afërmi me ta dhe u njoftua me gjendjen e tyre dhe nevojat që ata kanë.

Pacolli ju ofroi  atyre mbështetje duku thënë se do të jetë zëri i tyre posa ta marrë udhëheqjen e Komunës së Prishtinës.

“Kurrë nuk do ndalet kujdesi ynë, fillimisht si familje ndaj komunitetit tuaj, por edhe nesër nëse gjendem aty ku jam duke synuar, ju do ta keni mbështetjen time maksimale, por jo vetëm si institucion komunal, unë do të jem krah i juaji në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe kudo që mundem të gjej mbështetje”, tha Pacolli.

“Një person me nevoja të veçanta nuk është më pak i vlefshëm…”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook pas vizitës.

Ai shtoi se për komunitetin në fjalë do të ofrojë zgjidhje afatgjate. “Të gjitha kërkesat e tyre janë të mundshme dhe mund të bëhen brenda një mandati. Duhet në mënyrë urgjente t’u vihemi në ndihmë dhe tu ofrojmë qasje në çdo vend, sot kemi autobus në Prishtinë të cilët nuk kanë asnjë mundësi për qasje në autobus, nuk kanë asnjë mundësi për tu qasur nëpër institucione publike”, shtoi Pacolli.

Ndërsa, përfaqësuesi i Handikos, Afrim Maliqi tha se ata po kërkojnë vetëm zbatimin e ligjeve të cilat janë në fuqi.

“Ne nuk po kërkojnë premtime, por vetëm zbatimin e ligjeve të cilat janë në fuqi dhe të cilat i respektojnë të drejtat e njeriut. Është fakt se personat me aftësi të kufizuar janë të diskriminuar në Komunën e Prishtinës”, tha Maliqi.