
Kanë pritur muajt e verës pa punuar asgjë, kurse në këtë kohë kur do të duhej të fillonte viti i ri akademik, disa fakultete të Universitetit të UP-së po rinovohen.
Kjo punë e vonë u ka sjellë telashe profesorëve që po përgatiten për vitin e ri akademik por edhe studentëve.
Kanë mbetur edhe katër ditë deri në fillimin e vitit akademik, por rinovimi në këto hapësira është larg përfundimit. Punimet po u shkaktojnë telashe profesorëve.
Prorektorja për Buxhet dhe Financa, Myrvete Budivuku-Pantina, tha se puna për rinovimin e hapësirave të Fakultetit të Filologjisë parashihet të përfundojnë nga mesi i muajit tetor.
Situatë e njëjtë është në disa fakultete të tjera të Universitetit të Prishtinës