Kelmendi: Ju rrëfej përse Vetëvendosje nuk financohet nga Turqia

Kelmendi: Ju rrëfej përse Vetëvendosje nuk financohet nga Turqia

Ish-deputeti Gëzim Kelmendi është përfshirë në debatin se kush e financon Lëvizjen Vetëvendosje. Ka thënë se është i sigurt se Partia e Albin Kurtit nuk merr asnjë cent nga Turqia.

Ka thënë se Turqia nuk i jep para një partie e cila Erdoganin e quan dikaktor dhe është pro ndarjes së kurdëve nga Turqia.

Gëzim Klemendi thotë se është i sigurt 100 për qind se Turqia nuk ka gisht në financimin e VV-së.

Reagimi i Gëzim Kelmendit:

Milaim Zeka e ke gabim, Turqia nuk financon VV-në.

Në reagimin e juaj të sotëm pas konfliktit të mbrëmshëm me Frashër Krasniqin ke akuzuar VV-në se financohet nga Turqia, Beogradi dhe Moska.

A financohet nga Beogradi dhe Moska nuk e di.

Por që nuk financohet nga Turqia këtu jam i sigurt 100%.

Vetëvendosja dhe Turqia janë dy pole të kundërta.

Vetëvendosja është partia e parë dhe vetme në Kosovë që ka mbështetur kurdët për ndarje nga Turqia, dmth përkrah ndarjen teritoriale tē Turqisë.

Pastaj lideri i VV-së është i vetmi lider politik në Kosovë që në Kuvendin e Kosovës e ka quajtur Presidentin Erdogan ” diktator” .

Turqia ka investuar shumë në Kosovë, përfshirë edhe kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz ( këtë edhe vet e ke konfirmuar), por nuk e financon VV-në e cila ka ideologji kundër muslimanëve dhe vetë udhëheqjes së muslimanëve.

Mbrëmë unë dënova dhunën që u shfaq ndaj teje, por nuk dmth. që pajtohem me fjalorin tënd dhe as tash me deklaratën tënde për Turqinë.