Premtimi i kryeministrit nga Kalaja e Prizrenit

Premtimi i kryeministrit nga Kalaja e Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kryetar i AAK-së, ka qëndruar në Prizren për të mbajtur tubimin elektoral të partisë që drejton.

Haradinaj ka pasur fjalë të mira për kandidatin e AAK-së për kryetar të kësaj komune, Lulzim Kabashi.

“Lulzimi pak sikur të ketë hapësirë, punon shumë, kështu që me 22 tetor e keni mundësinë që t’ia jepni hapësirën që ta rregullojë Prizrenin”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Ai më tej nga Kalaja e Prizrenit ku është mbajtur tubimi ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në kohë rekorde.

“Integrimet euroatlantike janë jetike për Kosovën. Pesha e miqësisë me ShBA është e padiskutueshme”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka thënë se ata nuk do të kenë asnjë tolerancë mbi përdorimin e drogës nëpër shkolla.