Lluka e Apostolova diskutojnë zhvillimet ekonomike në vend

Lluka e Apostolova diskutojnë zhvillimet ekonomike në vend

Rritja e sigurisë së furnizimit të energjisë, projektet në fushën efiçienës së energjisë përfshirë këtu fondin për efiçiencë si dhe burimet e ripërtëritshme, janë çështje që do të trajtohen me fokus nga Qeveria e Kosovës, respektivisht MZHE,  ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, gjatë takimit që ka zhvilluar me shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natali Apostolova.

Ministri Lluka ka falënderuar shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë Apostolova për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit duke shtuar se Qeveria e Kosovës  do të angazhohet që të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga BE, në mënyrë që të përmbush obligimet qe dalin nga marrëveshja e MSA.

Shefja e Zyres së BE-së Natali Apostolova, duke uruar ministrin Lluka për detyrën e re tha se Bashkimi Evropian është i vendosur të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian duke u ndal specifikisht në sektorët te cilët MZHE i ka në portfolio dhe të cilat do të marrin mbështetje përmes IPA.

Gjatë takimit ministri Lluka ka njoftuar shefen e BE-së në Prishtinë për projektet që MZHE ka në proces me fokus të veçantë ai i ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re i cili projekt do të sigurojë furnizimin e energjisë elektrike.