Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fatmir Gashi, ka prezantuar në një debat televiziv një premtim që lidhet direkt me punësimin e banorëve të Pejës.
Ai ka kritikuar qeverisjen e deritanishme të LDK-së në Pejë që nuk ka pasur asnjë strategji dhe kësisoj ka dështuar që të ofroj një terren të mirë për punë në Pejë.
Gashi ka thënë si kryetar të Pejës ai do të angazhohet jashtëzakonisht shumë në sferën e punësimit, sidomos atyre të rinjve në Pejë. Gashi ka thënë se ai ka një plan për këtë dhe garanton hapjen e 2 mijë e 500 vendeve të reja të punës.
Ai kritikoi kryetarin aktual të Pejës, për mungesë punë duke e bërë Pejën një qytet me probleme serioze edhe në infrastrukturë, sidomos me ujërat e zeza që kutërbojnë në të gjithë qytetin.
Madje sipas tij, në 58 lokalitete në Pejë nuk ka kanalizim, teksa kanalet ekzistuese të ujit janë të helmuara.