Qeveria ende nuk ka vendosur nëse do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO

Qeveria ende nuk ka vendosur nëse do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marr vendim nëse këtë vit do të aplikojë për anëtarësim në Organizatën së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Në Qeveri thonë se janë duke u konsultuar me mekanizmat relevant ndërkombëtarë dhe aleatët, pastaj do të marr vendim nëse do të dorëzojë aplikimin.

Ndonëse zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli javë më parë kishte deklaruar se Kosova i ka votat për anëtarësim është një tjetër pengesë që po e vështirëson aplikimin për tu anëtarësuar në këtë organizatë.

Drejtori i Zyrës për Komunikim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi ka thënë për lajmi.net se janë dy ligie të rëndësishme që duhet kryer, që sipas tij, është dashur të kryhen në vitin 2015.

“Qeveria është në konsulta me të gjithë mekanizmat relevant ndërkombëtar si dhe me aleatët strategjik të Republikës së Kosovës dhe në koordinim të plotë me ta do të vendosë rreth aplikimit ose jo në UNESCO”,

“Qeveria Haradinaj është tre javë në detyrë, prandaj nuk është arritur të përmbyllen dy ligje kruciale për UNESCO-n, ai për liritë fetare dhe ai për trashëgiminë kulturore edhe pse Kosova është dashur që t’i përmbyllë ato që nga viti 2015”, është shprehur Matoshi.

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Valon Murtezaj ditë më parë kishte thënë se Qeveria aktuale duhet ta dorëzojë aplikimin, por që sipas tij nuk edhe shumë kohë.

Ndonëse Qeveria e Kosovës ende nuk vendim nëse do të aplikojë për anëtarësim në UNESCO, zyrtarë të shtetit të Serbisë thonë se tashmë Kosova ka humbur afatin për aplikim.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq sot në mënyre ironike u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të aplikojnë.