Për nëntë muaj, 815 milionë euro të hyra në dogana

Për nëntë muaj, 815 milionë euro të hyra në dogana

Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën e lartë në mbledhjen e të hyrave. Raporti për nëntë (9) mujorin e këtij viti tregon qartazi për një rritje të performancës dhe arritje të objektivave të paraparë.

“Krahasimi në mes të projeksionit dhe të arriturave  për vitin 2017 tregon qartazi për arritje në mbledhjen e suksesshme të hyrave  pasi projeksioni për nëntë (9) mujorin e këtij viti kërkonte nga dogana të mbledh 808 milion pra 1% më shumë se projeksioni apo shprehur në shifra rreth 7 milion më shumë.”, thuhet në një kumtesë të Doganës.

Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 6% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 42 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2016 dogana kishte mbledhur 773 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 815milion euro.

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha theksoi se Dogana ka rritur profesionalizmin dhe përkushtimi.

“Vlen të theksohet se kemi vërejtur rritje të vet-përmbushjes së obligimeve nga ana e kompanive kosovar derisa niveli i vet-përmbushjes ka arritur në shkallën prej 94% e të gjitha të hyrave që mbledh Dogana”, ka thënë Berisha.