Kryetari aktual i Istogut dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat, Haki Rugova ka mohuar faktin se palestra sportive Istogut është e ndërtuar mbi varrezat masive.
Rugova në emisionin “Magazina Lokale” në Klan Kosova i është kundërpërgjigjur Gani Dreshajt, kandidatit të AAK-së për Istogun, duke i thënë që nuk ka fakte për këtë gjë.
“Nuk ka varreza aty ku supozohet, jo në atë pikë por në pjesën e poshtme dhe nuk ka fakte”.
“Jam marrë me këtë çështje, janë të zhdukur që janë babgjyshi i Ibrahim Rugovës dhe baba i Ibrahim Rugovës”.
“A jam i çmendur që të ngriti një palestër mbi eshtrat e stërgjyshërve të mi”, përfundoi ai.