Kryetarja e Tetovës sot ka inspektuar punimet në godinën e Teatrit dhe Bibliotekës së qytetit.
Ajo në rrjetin social Facebok shkruan:
Me dinamikë të shpejtë po vazhdojnë punimet në godinën e re të Teatrit dhe Bibliotekës së Qytetit. Nga kordinatori i projektit Haki Fazliu, u informova në detaje për sa i takon shpejtësisë së realizimit të punimeve.Si autoritete kemi mbështetur pa rezervë këtë projekt, për të cilin bësojmë që me Qeverinë e re reformuese do të këtë edhe një shtytje më të madhe për këtë projekt me interes kombëtare.
Teatri dhe Biblioteka bashkë me parkingun nëntokësore dhe sallën e kinemasë ishin premtim parazgjedhorë i yni në vitin 2013, të cilave premtime u kemi ndejtur në përpikshmëri.
Objekti i ri është një nga më modernit që është ndërtuar i cili përmban:
• 10.000 m2 parking nëntokësorë (afërsisht 350 vendparkime)• Dy salla të teatrit njëra me kapacitet 400 persona dhe tjetra 200 persona.• Salle e kinamasë 150 persona• Bibliotekë modern• Leximore për të rritur dhe fëmijë• Sallë digjitale e pajisur me kompjutorë për mësim dhe hulumtim.