Ish-presidenti i Parlamentit Evropian: Pse Katalonja nuk është sikurse Kosova

Ish-presidenti i Parlamentit Evropian: Pse Katalonja nuk është sikurse Kosova

Ish-presidenti i Parlamentit Europian  Josep Borrell të dielen ka ka hedhur poshtë argumentin se Katalonja është një territor i pushtuar. Sipas tij Katalonja nuk është si Lituania, Kosova apo Algjeria.

“Katalonja nuk është sikurse Lituania, Kosova apo Algjeria. Nuk është territor i okupuar apo i militarizuar”, ka thënë Borrell.

Këto fjalë, Borrel tha në demonstratën përmbyllëse në Barcelonë, në të cilën organizata “Civil Catalana” kishte mbledhur rreth 1.000.000 njerëz. Megjithëse, autoritetet spanjolle kanë rapotuar shifrën prej 350.000 të mbledhur në qendrën e Katalonjës, Barcelonë.

“Nëse jeni mbledhur këtu dhe nese keni ardhur kaq masivisht [në këtë demonstratë v.j] është mirë t’i tregoni botës se ne nuk mendojmë si nacionalistë, ne jemi qytetarë të Katalonjës” tha Borrell.