Vdekja e dyshimtë e ushtarit të FSK-së

Vdekja e dyshimtë e ushtarit të FSK-së

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është gjetur i vdekur në kazermën ushtarake.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ky pjesëtar i FSK-së ka vdekur në mënyrë të dyshimtë dhe për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime.

Ngjarja raportohet të këtë ndodhur të shtunën në Fshatin Mesbardhë në komunën e Fushë Kosovës, saktësisht në orën 12:22.

“Raportohet se në kazermën ushtarake të FSK-së  është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull K/Shqiptar pjesëtar i FSK-së”, thuhet në raportin e Policisë.

Vdekja e këtij pjesëtari të FSK-së, është cilësuar zyrtarisht si vdekje e dyshimtë dhe është listuar tek incidentet kriminale.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com