Kryetari i Drenasit, njëherësh kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për edhe një mandat në krye të komunës, ka komentuar rrahjen e pak ditëve më parë mes dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi, në një emision.
Madje, ai ka parashikuar se do t’i rrihte që të dy, në rast se do të zihej me ndonjërin prej tyre.
“Unë i kisha rreh të dytë, i kisha sos krejt”, ka thënë ai në emisionin N’Kosovë Show, teksa ka folur për përplasjen mes deputetit të Nismës për Kosovën dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur se cilit do t’i kishte mëshuar më shumë në një ballafaqim të mundshëm, Lladrovci është përgjigjur: “Frashërit, se Milaimi i lëshoi duart poshtë”.
“Njeriut me duar poshtë nuk i silli”, ka shtuar Lladrovci.