Detaje të reja për priftin britanik të akuzuar për pedofili, që ishte fshehur në Kosovë

Prifti katolik i cili akuzohet për abuzimin me fëmijë gjatë viteve 80-ta në Britani, Laurence Soper, kishte tërhequr 182 mijë funte nga një bankë në Vatikan për të ikur në Shqipëri, e më pastaj për tu shpërngulur në Kosovë.

Detaje të reja për priftin britanik të akuzuar për pedofili, që ishte fshehur në Kosovë

Prifti nga Britania e Madhe, Laurence Soper, 74-vjeçar, i cili shërbente në një kishë katolike në Londër, kishte ikur për në Kosovë, me qëllim që mos përballej me akuzat për abuzimin e disa djemve nën moshën 16-vjeçare.

Ai kishte nxjerr rreth 182 mijë funte nga një bankë në Vatikan për të ikur në drejtim të Kosovës.

Insajderi ka raportuar në qershor të vitit të kaluar se Laurence Soper, ka qëndruar si i fshehur për 10 vjet në qytetin e Pejës, në Kosovë. Ai ishte fshehur në Kosovë nga viti 2011 deri më 2016, ku ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në majin e vitit të kaluar.

Prokurorët kanë bërë të ditur se abuzimi ndaj fëmijëve dyshohet të ketë ndodhur midis shtatorit të vitit 1972 dhe korrikut 1983, ndërsa Soper ishte drejtor në Shkollën e Shën Benediktit në Ealing, një qytet në perëndim të Londrës.

Ndërsa në vitin 2004, 2009 dhe në shtator të vitit 2010 ai është kthyer në Britani të Madhe për tu intervistuar nga policia, por që në mars të vitit 2011 ai u lejua që të kthehej përsëri në Romë.

Por, shtatë ditë më vonë ai fluturoi me 204 mijë euro për në Kosovë, kanë bërë të ditur prokurorët britanik.

E pas pesë vjet e gjysmë i kërkuar nga policia i pandehuri ishte gjetur në Kosovë, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar.

Ai është akuzuar për 19 vepra të dyshuara për abuzim seksual nga 10 persona të cilët kishin raportuan rastin.

Soper ka mohuar akuzat ndaj tij se ka abuzuar me fëmijë në Pejë, 10 akuzat për sulm ndaj djemve nën moshën 16-vjeçare dhe gjashtë akuza tjera ndaj djemve nën moshën 18-vjeçare.

Gjyqi ndaj tij është duke vazhduar në Britani të Madhe. /Insajderi.com