Artikull i sponsorizuar

Rexhep Kadriu shprehet i bindur për fitoren: Gjilani po bëhet

Rexhep Kadriu shprehet i bindur për fitoren: Gjilani po bëhet

Kandidati për të parin e Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu, në mbrëmjen e së enjtes takoi strukturat e nëndegëve Bresalc, Gllama, dhe Ponesh, në vazhdën e takimeve mobilizuese për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Na ndajnë edhe pak ditë nga fitorja e madhe për Gjilanin, porse angazhimi ynë shtesë në ditët në vijim, e bënë edhe më bindëse fitoren e AAK-s.

“Gjilani po e kërkon ndryshimin, ndërsa ne e kemi atë në projektin tonë, por ne duhet të angazhohemi këto ditë që çdo qytetari ti tregohet për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, në mënyrë që vota qytetare të shkoj aty ku përkthehet në investime dhe në mirëqenie për qytetarin”, tha Rexhep Kadriu.