AGK: Gazetarët që po përcjellin gjendjen e Kajtazit në QKUK po kërcënohen nga disa persona  

AGK: Gazetarët që po përcjellin gjendjen e Kajtazit në QKUK po kërcënohen nga disa persona  

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se gazetarët e mediave që kanë shkuar në QKUK për të përcjellur nga afër gjendjen e kryeredaktorit të Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi, pas sulmit janë duke u kërcënuar nga disa persona që janë aty afër.

“Përderisa ekipet e mediave dhe Drejtori Ekzekutiv i AGK-se gjenden në Emergjencën e QKUK duke u brengosur për gjendjen e gazetarit të sulmuar sot Vehbi Kajtazi, persona të dyshimte sorollaten duke i kërcënuar dhe fyer gazetarët e pranishëm”, njofton AGK.

Kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi është sulmuar sot gjatë ditës në një lokal në qendër të Prishtinës, nga një person i panjohur. /Insajderi.com