Artikull i sponsorizuar

Ahmeti bën thirrje për më shumë shkolla profesionale

Ahmeti bën thirrje për më shumë shkolla profesionale

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot vizitoi shkollën e mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë “Abdyl Frashëri”.  Ai tha se kjo shkollë, është lidere në Ballkan me punën që bën.

Gjatë kësaj vizite, Ahmeti përgëzoi stafin e shkollës për angazhim maksimal në rritjen e produktivitetit të kësaj shkolle.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të fokusohemi më shumë në shkollat profesionale, për shkak se edhe ofrojnë më shumë mundësi për punësim. Ne bashkëpunojmë në vazhdimësi me këtë shkollë, dhe marrim produktet e tyre. Me teknologjinë që kanë në dispozicion stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle, dhe me angazhimin maksimal që kanë, produktet po dalin shumë kualitative”, tha Ahmeti.